Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për vizat amerikane. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada apelon që të shmangin konsulencat të cilat ofrojnë shërbim për vizat amerikane në këmbim të parave.
Sipas ambasadës, agjencitë e vizave synojnë të fitojnë para dhe jo të japin këshilla të mira. Ndaj, thekson ambasada në reagim, nëse plotësohet formulari gabim, qytetari aplikant mbetet përgjegjës, aplikimi i të cilit mund të refuzohet, dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.
Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës.
Komente
