Kronikë

Mashtrimi 2 mln €/ Shtyhet gjyqi naj dentistes Olesia Duka

21 Mars 2018, 15:35| Përditesimi: 21 Mars 2018, 15:48

  • Share

Është shtyrë sot seanca gjyqësore për të shqyrtuar masën e sigurisë në ngarkim të Olesia Dukës.

Shkaku i shtyrjes së seancës ishte mosnjoftimi i Dukës për seancën e sotme nga ana e Gjykatës së Apelit.

Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro. Vetëm Idlir Hoxhës, stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro. Por, para gjykatës Duka ka deklaruar se paratë do i kthejë pasi janë brenda bashkëpunimit tregtar e jo mashtrim.

Më 28 shkurt, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën paraprake “burg pa afat” për të.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?