Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Amant Josifi! Do të ekstradohet drejt Spanjës

14 Shtator 2023, 14:04| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 14:28

  • Share

I shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call center-at, është arrestuar në Dubai biznesmeni Amant Josifi. Në fillim të nëntorit të vitit të shkuar, Eurojust, Europol, në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra call center në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar. Nga hetimet rezultoi se këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi i cili u shpall në kërkim më 1 dhjetor të vitit 2022. Policia shqiptare njoftoi se arrestimi në Dubai është kryer pas një pune gjurmuese të përbashkët me autoritetet spanjolle për llogari të këtyre të fundit.

Hetuesit shqyrtuan rreth 3 milionë imaile për të zbardhur aktivitetin kriminal të rrjetit ku bënte pjesë edhe biznesmeni shqiptar. Qytetarët spanjollë, duke u kontaktuar nga këta “call center”, josheshin përmes mashtrimit për të investuar shuma monetare në tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare.

Duke përdorur këtë praktikë, u mashtruan më shumë se 200,000 persona në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Në megaoperacionin ku i përfshirë ishte edhe SPAK në nëntor 2022 u arrestuan 4 shqiptarë në Tiranë, teksa zbarkoi edhe Guardia Civil spanjolle. Në hetim në total ishin 15 Call Centera, në disa vende të Europës, 6 prej të cilëve ndodheshin në Shqipëri.

Grupi kriminal ka arritur të përfitojë rreth 50 mln euro për çdo tre muaj dhe mashtrimet i kryenin online në Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, përmes kriptovalutave. Autoritetet spanjolle mësohet se kanë nxjerrë masë arresti ndaj Josifit me akuzat mashtrim në rrethana rënduese, krim kibernetik, skema piramidale dhe organizatë kriminale.

Ora 15:58
Arrestimi i Amant Josifit, reagon policia: U kap për llogari të drejtësisë spanjolle, për çfarë akuzohet

Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Amant Josifit në Dubai. Autoritetet shqiptare i njoftojnë se Josifi u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle. Më nëntor të vitit 2022 ai është dënuar në Spanjë me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

"Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”. Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mashtrime me rrethana rënduese", “Krim kibernetik", "Skema piramidale" dhe "Organizata kriminale", të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll", thuhet në njoftim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbri: 14/09/2023 22:54

    O Amanto, o kusho, mos u bej merak se burgu per "trimat" eshte. Me pyet mua qe e kam provuar. Ku i dihet mund te kthehem prap se pislliqe kam bo sa te duash. Deri tani mi ka mbulu mami qe eshte nendrejtoresh ne QSUT, Arjana Strakosha, se ka mikesh Ogerten. Po nese e merr lumi Ogerten, ika dhe une.

    Përgjigju
  • XXX: 14/09/2023 16:12

    Per spanjen i mberthen arabi i dergon me vrap, kur kerkojne legenat tane ndonjerin se rruan lesht njeri hiç.

    Përgjigju
    • Lok: 14/09/2023 20:21

      Sidomos kur keta tanet i dergojne letrat jashte afateve dhe me mangesi ... nejse, ti aq di

  • vali: 14/09/2023 14:11

    eshtet dorezuar vet qe te gjykohet ne spanje dhe jo ne shqiperi.....e kuptoni vete pse

    Përgjigju
    • genti: 14/09/2023 16:06

      ne shqiperi ska qene ne kerkim or mik skish per cfare te dorezohej dhe per me teper edhe po ta bente autoritetet shqiptare do e ekstradonin aty ku kerkohej pasi jane te detyruara nga traktatet e nenshkruar me interpol,te ishte per shqiperine ai as do e rruante hic ....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?