Sali Berisha doli sot për të denoncuar, sipas tij një qëndrim të aleancës euroatlantike të NATO-së, ku Shqipëria bën pjesë, kundër ndërtimit të Portit të ri Turistik të Durrësit nga Alabbar.
Por ky është një mashtrim me vetëdije i Berishës, i cili përdor emrin e një aleance kaq të madhe, kur në fakt çështja nuk ka të bëjë fare me portin e ri turistik të Durrësit të ndërtuar nga Alabbar, por me portin tregtar që do të zhvendoset në Porto Romano.
Në këtë kohë fushate, Berisha e lidhi me dashje faktin, se sipas tij NATO ka kundërshtuar portin e ri Turistik të Durrësit, duke akuzuar edhe Alabbar.
‘Sot jam këtu për të falënderuar me mirënjohje aleancën e Atlantikut të Veriut e cila hodhi poshtë përpjekjet e Ramës, për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të portit të Durrësit, Rama -Alabbar. Vizitat ne seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një axhendë Porto Romanon dhe mbështetjen nga NATO, për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij defakto, pasuri shumë miliardësh të Ramës dhe klanit të tij mafioz, më i rrezikshëm në Europë, dhe miliardët të Emirateve, janë një histori e turpshme. Përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e Aleancës për të mbuluar vjedhjen e madhe që po i bëhet pronës publike, shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO.”, tha Berisha.
Por NATO ka kërkuar më tepër inrofmacion për masterplanin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi sipas aleancës euroatlantike, projekt nuk i përmbahej kapaciteteve të NATO-s për akostimin e mjeteve detare dhe sheshet në shërbim për forcat e armatosura.
Berishe si zorre qensh vjen verdalle….jo NATI jo SHBA etj ne nje kohe qe ja kane bere mu”in ne koke.
PërgjigjuSaliu "falenderon" NATO'n (!?),kur asnje lider i vendeve anetare,nuk e "njeh" dhe nuk do ta pranoje kurresesi "rreth Tavolines" se saj,nje "Persona Non Grata",te shpallur nga dy fuqite me te medha te aleances SHBA & Britania e Madhe ! Lymi Tutit
Përgjigju