Një skandal i përmasave të mëdha financiare përfshin kompaninë më të madhe të prodhimit të hekurit në Shqipëri, “Kurum International SHA’, pjesë e ‘Kurum Demir’, kompanisë më të madhe të hekurit në Turqi. ‘Kurum’ në Shqipëri ka mashtruar me bilance të rreme 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210.3 milionë euro kredi, në një kohë kur kishte nisur procedurat e falimentimit. Skandali raportohet nga media turke ‘SABAH’. Mashtrimi në Shqipëri është pjesë e një mashtrimi të madh ndërkombëtar, me bazë në Turqi. Sipas ‘SABAH’, ‘Kurum Demir’ dhe degët e saj u kanë marrë kredi me bilance të falsifikuara 33 bankave në Shqipëri, Turqi dhe Angli.
Media turke shkruan se ky është skandali më i madh financiar në Turqi gjatë dekadës së fundi. Përfaqësuesit e kompanisë tashmë po përballen me drejtësisë turke, pasi akuzohen nga autoritetet turke për vepra të rënda penale si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Drejtuesit e Kurum janë kallëzuar nga 14 banka turke, të cilat kanë rënë pre e skemës së mashtrimit. Ndërkaq, në Shqipëri skandali vijon të mbahet në heshtje.
Sipas raportimeve, ‘Kurum’ u ka marrë bankave në Turqi 191 milionë euro kredi përmes bilanceve fiktive, në një kohë që ishte duke falimentuar. E njëjta skemë është aplikuar edhe në Shqipëri. “Të njëjtën skemë mashtrimi kompania turke e ka ndjekur edhe në Shqipëri përmes “Kürüm International SHA” ku ka marrë 210.3 milion euro kredi nga 5 bankat shqiptare, edhe pse me bilance negative”, shkruan ‘SABAH’.
Kompania “Kurum Demir” i përket biznesmenit të njohur turk Hasmet Bedii Kurum. Dega në Shqipëri ka si administrator Erdal Demir, ndërsa aksionere rezultojnë shtetaset truke Melis Kurum me 50 % të aksioneve dhe Selin Kurum me 50 % të aksioneve. Që të dyja banojnë në Stamboll. Më parë, administratore e kompanisë ‘Kurum’ në Shqipëri ishte Lindita Kikino, biznesemene. “Kurum Demir” ishte një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të hekurit në Turqi deri në vitin 2013.
Dega në Shqipëri është regjistruar në korrik të vitit 2000. Gjithçka ndryshoi pas vitit 2013, kur kompanive iu duhej që ta nxirrnin hekurin përmes përpunimit të pasurive nëntokësore dhe jo përmes mbledhjes së skrapit. Kjo rriti kostot nga njëra anë duke ulur fitimin e kompanive, ndërkohë që nevojiteshin investime të mëdha për të qenë konkurrent në treg.
“Ky ishte momenti kur kompania filloi të përballej me humbje, por drejtuesit e saj përdorën bilance fiktive për ta treguar kompaninë me fitime. Përmes këtyre bilanceve dhe përdorimit të kompanive fantazmë për të treguar në mënyrë të rreme se kishte porosi të shumta, “Kürüm Demir” mashtroi bankat duke vijuar të merrte kredi edhe pse ishte në prag të falimentimit”, shkruan ‘Sabah’.
Më pas kompania aplikoi tek autoritetet e taksave dhe tatimeve për të shtyrë falimentin, ndërsa shiti pronat e saj tek kompanitë e tjera të hapura nën emrin e të afërmve të Hasmet Bedii Kurum. Synimi ishte që kur kompania të falimentonte, pronat të ruheshin dhe bankat të mos kishin se çfarë të sekuestronin.
Ndërkaq, sipas mediave turke, kompania mëmë “Kurum” ia faturonte një pjesë të humbjeve të sa atje, filialit në Shqipëri “Kurum International SHA”.Për të mbuluar këto humbje, “Kurum International SHA” në Shqipëri aplikoi përmes bilanceve fiktive për kredi tek pesë banka shqiptare duke marrë prej tyre diçka më shumë se 210 milion euro kredi prej tyre.
Mashtrimi i "Kurum" në Shqipëri edhe në mediat Turke
( Kliko këtu për të lexuar Ekstraktin historik i degës së ‘Kurum’ në Shqipëri )
Drejtorët e bankave janë thellësisht të përfshirë në atë "mashtrim". i dhanë kredi Kurum dhe morën një % të konsiderueshme... letrat janë në rregull dhe të gjithë janë të sigurt. ky ishte një operacion për të "zbrazur bankat". Kjo është normale për kompani të tilla. Nuk është normale që autoritetet po qëndrojnë indiferente ndaj këtij mashtrimi të kualifikuar!
PërgjigjuKurum i lidhur kok e kemb me politikanet e pd.... bleu pasuri katandi per cmime qesharake ... shikojini dhe do qeshni ca kan ber
PërgjigjuPërsëri turqit... Sa herë ky emër dhe kjo farë e mallkuarfut hundët në Shqipëri ka. vetëm vhedhje,shkarrim,mashtrim, vrasje... Fajin buk e kanë veç ata por edhe mijra simpatizantë të tyre në shqipëri që aq shum i ngjajnë viktimës adhuron vrasësin.. Asgjë të.mirë nuk kemi patur e kur nuk do të kemi prej tyre. .....e mos u ankoni kur ju. vjedhin turqit se ska si të jetë ndryshe..
PërgjigjuSPAKU te filloje menjehere hetimin per drejtoret a personat pergjegjes te bankave qe kane dhene kredite.
PërgjigjuKeshtu ndodh kur ben bisnes me vende te tilla si Turqia dhe Kina,te gjithe mashtruesa e fallsifikatore.
PërgjigjuGjithmonë ju vlerësoj për gazetarinë e pavarur nga imponimet politike, por në këtë rast, duhet të thelloheni dhe pak më tepër për të bërë investigimin e duhur. S'mund të dilni në konkluzione nga disa detaje paraprake
PërgjigjuKurumi ka fituar qindra mln euro sepse ata qe ja dhane e dine mire se si u veprua...., Kombinati metalurgjik, ata qe e kane pare e dine sh mire, ka patur qindra mije tone paisje ,linja, sisteme e fabrika te montuara nga kineze e shqipetare,te cilat me qellim u lane te rrenohen gjoja teknologjia e vjeter dhe ne kete menyre turku mori vetem furrat elektrike dhe gjithcka tjeter i mori falas dhe i ka shkrire per hekur per disa vite, falas por dihet duke pagu vetem qeveeitaret qe ja dhane apo ata qe vinin. Kur keto i mbaroi se shkaterruari i shkriu dhe shiti hekur ateher mbeti se nuk e kane detyruar qe te perpunonte hekurin mineral te gurit te kuq etj , pra thjeshte nuk ka c te vjedh me dhe ben keto lojra. SPAK verifikoje .
PërgjigjuRast i mire per pushtetaret tane per tu pasuru nepermjet sekuestrosh...
Përgjigjukane ca hidrocentrale ne pronesi qe do i marri banka dhe do i nxjerri ne shitje. Edhe ne elbasan kane ca prona keshtu do ndrrojne pronesi. Do shkoj haka te i zoti
Përgjigjukompania turke Kurum, me aprovimin e politikaneve bandit te shqiperise, asnjehere nuk ka paguar taksa. Kulmi arriti kur injoranca pa kufi e qeverise se djathte shqiptare para se te ikte nga pushteti, i dha kurumit portin e durresit. Te njejten gje tani po ben edhe Rama , duke i lene keto koncesione ne dore te oligarkeve qe nuk kane idene e fushes detare. Pengesa qe po i ben qeveria kompanive nderkombetare te futen ne shqiperi, e per me shume ne investimet detare, eshte skandal
PërgjigjuKurumit ja kanë hequr terminalin e konteinereve. DCT me saktë, firmës bijë të Kurumit. Dhe vetëm atë kishte, jo gjithë portin. I është kthyer portit terminali
Ky ashte kapitalizmi zdo gja mete futun. Mir e kena se hala skena mesu prej 97
PërgjigjuJo me jo nuk dinin bankat asgje dhan 210mil euro si pa te keq u mashtruan plot 7vjet pa kptu gje ehhheeeehe gallat me qesh nga mengjesi ne dark.
PërgjigjuDuhen theksuar se : Kurumi ne Shqiperi eshte i mbrojtur dhe i suportuar nga vet shteti, pasi dhe qeveritaret vet marrin rryshfete nga mashtrimet e Kurumit qe grabit takspaguesit shqiptar. Kurumi bashkepunoj ngushte me Berishen , ku midis shume koncesioneve, mori dhe terminalin e konteinerave ne portin e Durresit. Por edhe nga socialistet, Kurumi ka perfituar jashtzakonisht. Kurum, nje e keqe e madhe, nje kancer per shqiperine
PërgjigjuNuk ua pame asnjehere hajrin as turkut e as arnautit.
PërgjigjuA.N.po ti c'farë je zotrote na e sqaro pak? Se arnaut na thoshte turku neve shqiptarëve se ishim kryengritës e si duronim dot pushtuesit. E po të shash arnautët shan veten tënde.Vetëm nëse je grek i qelbur e i ndyrë e atëhere nuk asnjë vend këtu. Na e sqaron pak?
Bisnesi i mashtruesve ka 30 vjet qe e rrjep Shqiperine me ndermjetes politiqenet bandit shqiptar
PërgjigjuJane te gjithe legena mos shkoni te votoni ky eshte ndershkimi.
PërgjigjuJam me ty Pikaso per indinjaten e vlersimin e njejte te tria partive PS,PD,LSI. Por,nuk jam me ty kur thua,mos shkoni ti votoni. Duke mos vajtur per te votuar ne i mbajme ne pushtet keto tri parti qe jane bere fatkeqsia e popullit shqiptare,sepse mundesojme te votojne vetem militantet partiake. Ndersa duke vajtur dhe votuar masivisht kunder,duke qendruar diten e votimit para qendres se votimit ne roje te votes tone deri ne nxjerrjen e rezultatit zgjedhor,ne kontribuojme vendosmerisht ne qerimin nje here e pergjithmone te ketij KlanSekt PS,PD+LSI.
Si po shkojnë punēt vetēm diktaturat i vënē nē zap popujt! Nuk ka rëndēsi ngjyra apo krahu, fashiste,komuniste apo monarki! Kushdo qoftë ! Mjafton tê funksionojē dënimi me varje!