Tirane- GJKKO dënoi sot me 11 vite burg Erjon Kasmin pronarin e kompanisë ‘Blu Energy call' dhe me 10 vite burg bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa duke i shpallur fajtorë për krijimin e një skeme mashtruese me call-center në dëm të qytetarëve nga vende të ndryshme të BE-së që të investonin në bursa.
Sipas SPAK 'Blue energy call' me seli te Rruga e Kavajës në Tiranë ishte përfshirë në mashtrimin e shtetasve gjermanë duke u marrë mbi 7 mln euro.
Për Erjon Kasmin, të akuzuarin si organizator të kësaj skeme, Prokuoria e Posaçme, kërkoi më 15 prill dënimin me 9 vjet heqje lirie, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Xhulian Xhafa kërkoi dënimi me 8 vjet e 6 muaj burgim.
Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht Erjon Kasm do të vuajë 7. 4 vite burg për për akuzat “Mashtrimi kompjuterik” “Grupi i strukturuar kriminal". Xhafa do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. U shpall fajtor për akzuat “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë janë shpallur të pafajshëm për akuzën “Grupi i strukturuar kriminal" 11 operatorët: Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu e Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla dhe Skerdi Llupi.
Bëhet fjalë për një hetim të vitit 2021 të nisur nga SPAK pas informacioneve te marra edhe nga autoritett e vendeve te tjera ku shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë mashtroheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.
Denimet e GJKKO
Erjon Kasmi- dënohet 11 vite burg. I ulet 1/3 e denimit. Përfundimisht do të vuajë 7. 4 vite burg. Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” “Grupi i strukturuar kriminal".
Xhulian Xhafa- dënohet 10 vite burg. I ulet 1/3 e dënimit. Përfundimisht do të vuajë 6.8 vite burg. U shpall fajtor për akzuat “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Janë shpallur të pafajshëm:
1. Anduel Gjergji
2. Ariol Zenuni
3. Eminion Orizaj
4. Eris Kurila
5. Evis Mahmutaj
6. Ilir Shkurti
7.Denada Bardhi
8. Indrit Tila9. Klevin Molla
10.Skerdi Llupi
11. Ermir Shehu
Të 11 personat janë shpallur të pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”.
Rikthimi i pasurive të sekuestruara 20 mln leke, mijera euro dhe apartamente
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Bani dhe Erjon Çela, ka vendosur të kthejë një pjesë të konsiderueshme të pasurive të Erjon Kasmit, që SPAK i kishte sekuestruar gjatë hetimit, me argumentin se nuk është provuar se rrjedhin nga aktivitet i paligjshëm.
Kasmit i janë kthyer gjendjet në disa llogari me vlerë rreth 20 milionë lekë; llogari të tjera me vlerë mbi 370 mijë euro; si dhe një ndërtesë, një njësi, shtatë apartamente, tre garazhe dhe një truall, të gjitha këto në Tiranë; pesë parcela pemtore në Sarandë dhe një apartament në Kavajë. Ndërkohë janë sekuestruar 3 apartamente në emër të Xhulian Xhafës, e garazh. janë kthyer dhe disa llogari bankare të cilat ishin sekuestruar nga SPAK.
Çfarë zbuluan hetimet e SPAK
Mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim. Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan gjermanët që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.
SPAK kopsiti dosjen dhe e dërgoi për gjykim në GJKKO në qershorin e vitit të kaluar
"Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall shpk, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.Janë identifikuar dëme në platformën Brokerz 1.425.856,91 Euro. Në platformën Globalix janë identifikuar dëme, në vlerën totale 1.896.751,04 Euro. Gjithashtu rezulton se përvec platformave Globalix dhe Brokerz, janë evidentuar mashtrime nga platformat Stoxmarket, Tradixa, Finazio dhe Forexpoint, për të dëmtuarit kallzues në vlerën totale 3,749,826.31 Euro.
Është provuar se mashtrimet online janë kryer nëpërmjet dy adresa IP të përdorura për çdo AnyDesk 80.78.71.114 (statike) dhe 79.106.168.26 (statike) të kompanisë ofruese të internetit ALBtelecom Albania, të cilat janë përdorur nga subjekti Bluenergycall shpk në Shqipëri, thuhej në dosjen e SPAK.
Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë
Si fasule me leng.Sa do tua ndrosh ujin ato perseri pordhe te shkaktojne!
PërgjigjuHajde drejtesi hajde!
PërgjigjuEshte denuar per akuzat e ngritura por veprat penale te zhvatjes kompiuterike ne BE i ka vere pa para! Ndaj dhe gjykatesit i kthyen parate e sekuestruara. Pra la kryer vepra penale por te ardhurat e pasurite nuk u provua se vinin nga ato vepra, ndonese gkeneronin trasanksione nga aktiviteti per te cilin gjykata e gjeti fajtor. Pyetje:nga origjinuan te ardhurat dhe pasurite???!!! Te falin mjeshtrat.
PërgjigjuPo ato 7 milion kush do t'i ktheje, qe keta pykat ja kane hequr sekuestron si pasuri te vena ne menyre te ligjshme?! Kur ke vjedhur dicka,ne rastin konkret 7 milion,cdo gje e ligjshme ose jo duhet konfiskuar e te kaloje si demshperblim per viktimat,pastaj c'te mbetet nga pauria /e ligjshme/ mund t'i kthehet ketij mashtruesit.Nuk eshte e drejte sic veprojne keta!
PërgjigjuPo moj ashtu duhey te behet po kush e di ku njera dor do laj tjetren...ndonje nga gjyqtaret do behet me apartament qe do ja lej vjerri durata ????????