Pas goditjes së një grupi kriminal që mashtronte europianët përmes mashtrimit me Call Center, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të bëjeni kujdes me investimet online. Policia thotë se mashtruesit fillimisht bëhen të afërt me qytetarët që duan t’i mashtrojnë dhe më pas i bindin të investojnë.
Apeli i Policisë
Investitorët e mundshëm europianë dhe jo vetëm, këshillohen që të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime në rrjet dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime. Njësia e hetimit kibernetik bën me dije të gjithë shtetasit se mashtruesit janë mjaft të aftë për të krijuar afrimitet me viktimat potenciale: bisedat e tyre mund të jenë për situatë reale po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzojnë vetminë e krijuar nga situata e ndryshme duke u vetofruar si miq dhe persona të besuar.
Viktimat mund të jenë si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë dhe që kanë dëshirën për të fituar para lehtësisht. Viktima, pas komunikimit me ta, krijon një besueshmëri kaq të madhe në raste të caktuara, duke e lejuar mashtruesin të kryejë çdo lloj veprimi i cili i shërben atij për të arritur qëllimin. Megjithatë mashtruesit nuk mjaftohen me kaq. Në raste të caktuara ata mund të kontrollojnë postën elektronike, fotografitë dhe dokumentet e viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzohen për të patur në dorë viktimat në rast se ata do të hezitojnë për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur mund të perceptojnë hezitime tek viktimat, mund të bëhen agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja.
Lajmi kryesor:
U vodhën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, zbulohet grupi kriminal, 2 në pranga! Sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme
SI.E./ReportTv.al