Mashtruan evropianët me Call Center, SPAK mbyll hetimet e dërgon për gjykim 5 persona! Pjesë e grupit të Amant Josifit! U zhvatën gjermanëve 6.1 mln euro

10 Shkurt, 09:48| Përditesimi: 11 Shkurt, 08:12

  • Share

Pesë persona të arrestuar në një operacion të “EuroJust” në vitin 2022, SPAK dhe partnerëve perëndimor për mashtrimet përmes Call Center-ave, u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Ata janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin personalisht për të, ta bëjnë ato, për shkak të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vende. Biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke pasur parasysh vështirësinë që Emiratet e Bashkuara Arabe në raste të tilla, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë.

Ndërkohë, në dallim nga Josifi që po hetohet në Spanjë, për dëmin e shkaktuar për shtetin gjerman, hetimi është kryer nga SPAK, si pasojë e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit. Për gjykim u dërguan Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj, nën akuzë për 3 vepra penale, nga mashtrimi kompjuterik deri tek grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Mashtrimi që u është bërë gjermanëve bavarezë kap vlerë dëmi në 6.1 milionë euro.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimit u evidentua në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal, me përfshirje të shqiptarëve dhe të huajve, që mashtronin në platforma të ndryshme, në dëm të austriakëve, gjermanëve dhe të vendeve të tjera evropiane. Skema e zhvatjes së qytetarëve evropianë ishte e thjesht, telefonata në të cilat ftoheshin për të investuar para, të cilat në fakt humbeshin menjëherë.

Në të gjitha platformat ishin 173 kallëzime në total, të cilat zbuluan se zhvatnin para nga Shqipëria, por edhe vende të tjera si Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Gjeorgjia. Sipas SPAK, përveç Bavarisë në Gjermani ku janë të dëmtuar, edhe shumë rajone të tjera kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, të cilat janë në pritje, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë se sa 6.1 milionë euro. Amant Josifit i janë sekuestruar llogari bankare të tij dhe familjarëve me vlerë mbi 2.2 milionë euro dhe mbi 2.8 miliardë lekë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?