Gjykata e Apelit

Mashtrimi me mikrokreditë, Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë për 4 të arrestuar! Nxjerr nga qelia administratorët e shoqërisë përmbarimore Star-FS

13 Qershor, 17:23| Përditesimi: 13 Qershor, 22:56

  • Share

Gykata e Apelit ndryshuar masat e reja të sigurisë për 4 të arrestuarit e përfshirë në mashtrimin me mikrokreditë

Gjykata e Apelit ka nxherrë nga qelia dhe ka lënë në arrest shtëpie Albert Gegën, dhe në detyrim paraqitje Edmond Maton, administratorë të shoqërive përmbarimore Star-FS. Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jorsida Dervishi, përmbarues gjyqësore.

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Nga këtu, përmes skemave që nuk deklaroheshin në institucione, i çonin debitorët drejt borxheve të papërballueshme, si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat. Në një rast që sjell prokuroria qytetarit me një borxh 340 mijë lekë, iu bllokuan 14 pasuri. Në një rast qytetarit iu sekuestruan rreth 500-fish më shumë sesa borxhi.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë mbrëmë revokoi licencat të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” më administrator Arben Meskut, dhe licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania”,  me administrator Elda Ibro, pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

“Jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht” njoftoi Banka e Shqipërisë.

Vendimi i BSH vjen pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimit ndaj personave, mes tyre dhe administratores së Micro Credit Albania, Elda Ibro, dhe administratorit të subjektit “Final’ Arben Meskuti nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar si një etnitet i vetëm, duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind.

Në një rast shtetasi Tomor Hidaj që kishte marrë dy kredi, dyshohet se u mashtrua për të shlyer detyrimin e mbetur, pasi i ishte premtuar se duke marrë një të tretë do ti lehtësoheshin kushtet për pagesën e kësteve. Në rrethin vicioz të kredisë së re është futur edhe Hysni Troci, që katër ditë përpara se të mbyllte detyrimin final është detyruar të firmosë kontratë të re.

Ky hetim i prokurorëve të Tiranës Ndini Tavani dhe Arben Agovi, u finalizua në të njëjtën kohë kur një prokuror i tretë Leonard Filopati ka shpallur mos kompetencën për skandalin e mikrokredive dhe kërkon hetime nga SPAK për dyshimet e një grupi të strukturuar kriminal , si edhe të shpërdorimit të detyrës ndaj zyrtarëve të bankës së Shqipërisë që nuk ndërhynë duke vendosur rregulla. Prokuroria në dosjen hetimore shënon se shoqëritë përmbarimore nuk i kanë dorëzuar dosjet, me një total prej 5700 dosje që vijojnë të rëndojnë direkt mbi interes e qytetarëve, me një shifër prej 17 mijë individësh të prekur nga ky skandal.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?