Arben Meskuti

Kronikë

Mashtrimi me mikrokreditë/ Biznesmeni Meskuti mbetet në qeli, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

2 Korrik, 11:29| Përditesimi: 2 Korrik, 12:22

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros preventive mbi pasuritë për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?