Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD Sali Berisha lidhur me një deklaratë të tij, ku thotë se mashtrimi i kryeministrit për pasaportën evropiane ka rënë.
Teksa ka ndarë një video të një bufi në rrjete sociale, kryeministri e shoqëron me fjalët që thotë Berisha, krahas së cilës shkruan me ironi se: “Përçartja s’ndalon…”.
“Dje pasaporta evropiane e Edi Ramës u ngris. Mashtrimi i tij me pasaportën evropiane mori fund, maskat ranë. Maskat ranë të dashur qytetarë pavarësisht se Rama me zyrat e tij iu fshehu dhe nuk transmetoi seancën dëgjimore të zhvilluar në Parlamentin Evropian, në Komision, ku ishin të pranishëm i gjithë spektri politik i PE dhe përpiqet me censurë të injorojë. Garantoj çdo shqiptar, gjerisa shqiptari i fundit të votojë, qytetari i lirë në këtë vend.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.
Komente
