Albana Imami - Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit

Mashtrimi te Fondi 'Besa', burg drejtoreshës, lirohen nga qelia dy vartëset, sekserja: Ata që vodhën janë jashtë

6 Shtator 2019, 15:40| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 15:45

  • Share

TIRANE-Albana Imami, drejtoresha e filialit të fondit ‘’Besa’’ në të cilin krimi ekonomik zbuloi skemën fiktive të kredive në vlerën e 3,7 milionë eurove, mbeti në burg.

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Imamit për ta liruar, ndërsa nga arrest me burg masa u kthye në arrest shtëpie për dy vartëset e Imamit, Esmaraldo Vaso dhe Bertina Kananin.

Gjatë seancës në apel Orkida Driza e prangosur si sekserja që gjente klientët për Imamin tha se ajo u përdor dhe ata që vodhën paratë qëndrojë jashtë burgut.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga oficeret e akuzuara për skemën e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin "Besa".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?