Foto ilustruese

Mashtroi 2 persona duke iu marrë shuma të mëdha parash, në pranga 54-vjeçari në Tiranë

17 Shtator 2022, 16:29| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 16:32

  • Share

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka mashtruar disa qytetarë duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash. Pasi ka marrë kallëzime, policia ka arrestuar 54-vjeçarin S.P., mbi të cilin rëndon vepra penale “Mashtrimi”.

Dyshohet se S.P. përvetësoi shuma të konsiderueshme parash nga E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç.

Arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?