TIRANË- Refael Genish, nga Izraeli, organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”, dhe tashmë është prangosur nga policia. Në hetimet e kryera nga Njësia C e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës, u arrit edhe në arrestimin e 34 personave të tjerë e ndërsa 22 janë në hetim. Ata kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve janë arritur të mashtrohen. Gjatë operacionit “Komunikimi” u sekuestruan qindra pajisje.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme, 3 laptopë, 2 USB, karta të bardha të ngjashme me ato të bankave, një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sativa”, tha Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, Tonin Vocaj.
“U sekuestruan prova materiale të shumta që do t'i shërbejnë hetimit në vijim. Do të vijoj bashkëpunimi me policinë për të vijuar me goditjen e rasteve të tjera të ngjashme”, tha Elisabeta Imeraj, Drejtuese e Prokurorisë Tiranë.
Policia identifikoi të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër.
Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.
Si funksionojnë skema të tilla që shfrytëzojnë sistemin “Forex”?
Kompanitë call center kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojnë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhurit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptueshme.
Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania”, dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme, dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht gjermanisht, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri.
Por përse marrosen të gjithë dhe investojnë në rrjete që masivisht mund të jenë të rreme?
Qytetarëve u premtohet se brenda një kohe shumë të shkurtër, që për shembull në sistemin bankar duhet të presësh për vite, një investim i vogël fillimisht, do të dyfishohet për pak muaj, e kështu me radhë duke i shtuar shumat e investimit në varësi të premtimeve për fitime shumë më të mëdha në vlera. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.
Rrjeti FOREX ofron mundësinë për tu futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.
Report Tv ka qenë ditën e sotme në ambientet e Call Center RG Capital në Tiranë ku u arrestuan 35 persona për mashtrim, i cili ndodhet në katin e nëndheshëm të një pallati pranë 'Myslym Shyrit'. Call Centre është aktualisht i mbyllur, por dritat janë ndezur dhe nga ku mund të shihen edhe pajisjet brenda.
Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, Tonin Vocaj tha se mbi 2 milionë persona janë kontaktuar nga Call Center nga shtete të ndryshme të botës. Sipas Vocajt, Refael Genish, dyshohet organizator i skemës së mashtrimit, ndërsa kompania që fshihej pas kësaj quhej "RG Capitl". Ai shtoi po ashtu se janë arrestuar 35 persona, ndërsa 20 të tjerë janë nën hetim.
‘Operacioni "Komunikimi", janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i huaj, Refael Genish, izraelit, organizator i skemës së mashtrimit. 20 persona të tjerë të proceduar. Mbi dy milionë persona të kontaktuar për t'u mashtruar në vende të ndryshme të botës. Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë’, tha Vocaj.
Rafael Genish është pronari i kompanisë i cili është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Ndërkohë që janë arrestuar 21 persona.
Report Tv mëson se janë më shumë 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë.
2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.
Ka shum qe i kan edhe keta qe merren me politike qe jan mashtrime edhe ginjeshtra. Po ata jan kinse me leje eeee shtet koti
PërgjigjuNdersa paknkohe me pare SPAK deshmoi profesionalizem duke arrestuar nje ish minister me nje vendim gjykate, prokuroria dhe policia politike e Tiranes vzhdon ne paligjshmerine procedurale te radhes per propogande. Me e rende eshte kur dalin dhe deklarojne ne publik flagrance nderkohe qe eshte komplet nje mashtrim. Dhe me tej parrallisin per hetime ndaj jo atyre qe keqperdorin te dhenat shteterore elektronike,PS dhe Edi Rama, por ndaj atyre qe i ekspozojne ato afera. Me keq se kaq nje servilizem politik ska ku shkon. Me qesharake eshte se kjo qeveri gjasme ka edhe kuader ligjor per te nxitur whistleblower te ekspozijne aferat e keqqeverisjes. Dhe kur njene tille ekspozohet i sulen wistleblower-ve!!!
PërgjigjuTe arrestohen dhe te sekuestrohet e gjithe pasuria....
PërgjigjuPak show mediatik sikur po punon policia...kulmi esht qe arrestojn puntoret ndersa pronaret e ktyre call center gezojn milionat e mashtrimit te fshehura kudo...jeni qesharak
PërgjigjuMore shikoni dhe këta bosat shqiptarë të callcentrove,se ka prej tyre dhe deputet apo këta janë të ndershëm,se e kanë ngritur pjacën si shumë...
PërgjigjuAtrida Ferketi eshte ne maje te piramides. Ajo i kordinon gjitha bizneset izraelite ne shqipri
PërgjigjuBRAVO POLICISE...ARRESTOJINI KETA PLEHRA...
PërgjigjuCfare te kapi me pare policia e shkrete. Te droguarit ne timon,ndertinet pa leje,tregtaret e kanabisit,oren policore,mashtruesit e femrave. Duhen dy police per nje person
PërgjigjuE ke thene fiks vlla
Po Fratello?
PërgjigjuKur i mashtruan Sudja VEFA Rrapush Xhaferri Shemsie Kadria jo me muk mashtrojne keta qe vetem me emrin qe vene si Forex etj i mashtrojne lehtesisht te rinjte.
PërgjigjuCdo izraelit që udhton Tel Aviv , Tiranë Duhet te shikohet me kujde Nga policia Sepse 10-20% e tyre bejne biznese të ketij lloj! Nuk vjen një cifut në shqiperi vetëm po ka fitim! Prandaj policia jone eshte e pa aftë !
PërgjigjuKto call center i keni ne apartamente ne qender te Tiranes gjoja si peshq te vegjel por u ben milioner duke mashtruar.Arrestojini dhe konfiskoni pasurit e paligjshme se na flliqen duke na prezantuar kudo si mashtrusa.Normale qe shteti do bej sikur po bej dicka dhe nuk u hy gjemb ne kemb asnjerit
PërgjigjuPolicia e mjere dhe zgjebaruke shqiptare u kujtua "after pilafi" te godase cifutet batakcinj dhe hyzmetqaret e ngrate shqiptare. Linku: https://joq-albania.com/artikull/700496.html
PërgjigjuKe te drejte!!