Adnan Polat dhe Sinan Idrizi

Mashtroi me 3.5 mln $, prokuroria turke kërkon deri në 10 vjet burg për aksionerin e 'Air Albania', Sinan Idrizi! PD: Riciklues i parave të pista

2 Qershor 2020, 19:13| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 19:54

  • Share

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar nga 3 deri në 10 vjet burg për aksionerin e 'Air Albania',  Sinan Idrizi,  i cili akuzohet për mashtrim. Denoncimi ndaj tij është bërë nga biznesmeni turk Adnan Polat, ish presidenti i klubit Galatasaray.

Polat shprehet se Idrizi i ka marrë 3.5 milionë dollarë duke dalë garant në blerjen e një kompania të hidrokarbureve në Shqipëri, që merrej me markimin e naftës.

Polat në denoncimin e  tij shprehet se i ka dhënë Sinan Idrizit  3.5 milionë dollarë si fillim, por kur marrëveshja dështoi, ai nuk ia ktheu mbrapsht paratë.

Marrëveshja kapte vlerën 17 milionë dollarë, por që në fund nuk u realizua kurrë.

Për këtë prokuroria ka dhënë pretencën ku i dyshuari Sinan Idrizi u kërkua të dënohej me 3 vjet deri në 10 vjet burg për mashtrim dhe rasti i është dërguar Gjykatës Assize të Stambollit.

Ora 19:50
Agron Shehaj: Sinan Idrizi, mashtrues dhe riciklues parash të pista

Për Partinë Demokratike, biznesmeni Sinan Idrizi është një riciklues parash të pista, ku është i përfshirë edhe kryeministri Rama. Në një reagim në Facebook, ish-deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se Prokuroria shqiptare duhet të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese.

"Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!", shkruan Shehaj.

Komento

Komente

  • Loni: 03/06/2020 04:01

    O plako shiko terezine to sinani edhe mos te haj tocja e pske Kapur Shume 3.5 te lumte pocet edhe kur derrmove shtetin shqiptare turqit I ke loj me pafka. Urime I dashur edhe merry me klase me te larte se 3.5 million $. Kategoria e nje njeriu ne karriere. Me duket nga interview e fundit qe she tek fefziu per kacaket e per gjobevenesit e paska marre personale deputeti pd. E cuditshme si vazhdon seriali me femijet e kopshtit qe e katandisen kete vend ne nje Hale te madhe ku ska uj te shpelahesh... I madh me.

    Përgjigju
  • A. N.: 03/06/2020 00:38

    Korrupsioni dhee mashtrimi ekzistojne jane pjese e pandashme e kombit tone ne shekuj. Si ka mundesi qe PD-ja cuditet me te tilla raste?

    Përgjigju
  • Korrekt: 02/06/2020 23:14

    Tirona ke folur sh drejte"..,la carta canta....

    Përgjigju
  • Llakatundi: 02/06/2020 19:20

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
    • O Tiron Tirona: 02/06/2020 22:59

      Ore te placin syte se mendja te ka plasur, ai po denohet per mashtrim ti thua Shehaj qe i ka paret me djerse dhe taksa pagues i rregullt. Po mire thone rilindsit Fajin e ka Saliu dhe per mashtrimet e ketij

    • Tirona: 02/06/2020 20:40

      Te gjithe Ata biznesmene qe I jane future politikes dhe jane bere deputete, vetem per nje qellim, qe te mbrojne bizneset e tyre qe I kane ngritur me pare te pista. Per biznesmenin ne fjale gjykata Akoma ska dhene vendimin e saj. Perse biznesmeni Shehaj aludon para se te flasi gjykata, perse biznesmeni Shehaj I eshte future politikes dhe u be edhe deputet????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?