‘Visi' i garave të shpejtësisë vjedh Audi 200 mijë € në Gjermani! Përdori një turk, por i zbuloi GPS i fshehur (VIDEO)

28 Gusht, 09:09| Përditesimi: 28 Gusht, 16:51

  • Share

TIRANË - Elvis Kosova, 38-vjeçari i njohur në rrjetet sociale për zhvillimin e garave të shpejtësisë, dyshohet se fshihet pas një skeme mashtrimi nga e cila synonte të bënte të tijën, pa shpenzuar shumë, një makinë që vlen deri në 200 mijë €.

Për të marrë në dorë Audin R8, dyshohet se Vis Kosova ka bashkëpunuar me një turko-gjerman, Yucehan Er 39 vjeç, me banim në Gjermani. Atje, i huaji mori me qira automjetin e ëndrrave të djalit të garave të shpejtësisë dhe e solli në Shqipëri. Pasi ia dorëzoi Kosovës, turko-gjermani bëri kallëzim të rremë se supermakinën ia vodhën në afërsi të një hoteli luksoz në Tiranë. Në fakt, nga hetimet, në këtë moment automjeti rezultonte në zonën e Bërzhitës, në duart e 38-vjeçarit shqiptar, i cili më tej e ka çuar në shtëpinë e një 20-vjeçari, në Prush, periferi të Tiranës. Aty, policia e gjeti në oborr të mbuluar me mushama dhe e sekuestroi. Turku dhe Elvis Kosova u arrestuan, ndërsa pronari i shtëpisë në Prush, një 20-vjeçar, është shpallur në kërkim.

Por çfarë shkoi keq? Të akuzuarit kanë hequr GPS dhe baterinë e makinës, por në fakt, Audi R8, ka pasur një GPS të dytë, për të cilën ndryshe nga personat që do e vidhnin me skemë mashtrimi, kompania që e lëshoi me qira, kishte dijeni. Pasi u njoftuan autoritetet shqiptare nga Gjermania, plani doli zbuluar. Turko-gjermani ka deklaruar se do merrte 10 mijë €për makinën që do i jepte Elvis Kosovës.

I apasionuar pas makinave të shpejta dhe super të shtrenjta, Elvis Kosova, pronar i një firme që merret me import eksport makinash "Mel Construcions", nuk e ka për herë të parë të bie në duart e policisë për shkelje. Më herët, gjatë vitit 2022 është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek Mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të rinj. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë Pandemisë Covid-19.

1724829119_audi.JPG

Lajmi në përditësim...

Ora 10:27
VIDEO/ Kush është Elvis Kosova: Nga fitimi “Drag Race” në Kosovë më 2020, te gjobitja 1500 euro për gara të paligjshme në Patok! Tentoi të çmontonte makinën në servis pas ndjekjes

 

I arrestuari sot (28 Gusht) nga Policia e Shtetit, Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.

Ai njihet si një “pilot” garash me shpejtësi gati të njëjtë me ato në Formula Uno dhe madje një prej tyre e ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.

Lajmin atë kohë e publikonin edhe mediat kosovare, si “Telegrafi” dhe “Indeks Online”, teksa i riu që thirrej edhe si Vis Kosova, është edhe pronari i një subjekti privat për shit-blerje makinash.

Por jo vetëm kaq, pasi ka qenë personazh negativ në një rast tjetër, një vit më pas (2022) në aksin Laç-Mamurras (Lezhë), në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina “Gogi kundër Visit”.

Madje duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera në këtë autostradë kombëtare.

Pamje nga gara e paligjshme në aksin Laç-Mamurras

Policia e Shtetit fillimisht kapi video të hedhura në rrjetet sociale dhe nisi procedimin penal me iniciativë, duke ndjekur dhe lokalizuar Kosovën

Ai është kapur teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis (është edhe pronar i një subjekti të tillë import-eksport mjetesh). Policia ndau edhe pamjet me video nga aksioni në atë kohë. Kurse Policia Rrugore e gjobiti me 120 mijë lekë të reja (1500 euro me kursin e këmbimit në atë kohë).

1724830469_page.jpg

Elvis Kosova dhe 'Audi' i sekuestruar

Madje u dha edhe një njoftim zyrtar, teksa u publikuan gjoba e vendosur, pamje nga gara e paligjshme dhe mjeti gjysmë i çmontuar në servis.

”Sipas përshkrimit të pamjeve, bëhet fjalë për një garë ndërmjet dy shoferëve të famshëm në komunitetin shqiptar të automobilizmit, “Gogi” dhe “Visi”. Ata kanë marrë pjesë me dy supervetura, Audi TTRS, përkatësisht me Nissan GT-R R35. Siç edhe mund të shihet, bëhet fjalë për një garë të zhvilluar mbi një nga urat e Shqipërisë. Dhe në fund, fitues i kësaj super gare doli Gogi”, shkruante “Telegrafi” në kronikën pas përfundimit të garës.

Gara në të cilën Elvis Kosova fitoi garën e Kosovës 'Drag Race', me makinën sportive 'Nissan'

Elvis Kosova gjithashtu herë pas here jepte edhe intervista të ndryshme në lidhje me pasionin e tij për garat me makina dhe artin e këtij sporti, duke publikuar fotografi dhe pamje të ndryshme, i veshur edhe me kostum piloti.

Policia njoftoi sot se arrestoi Kosovën për mjetin "Audi" me vlerë 200 mijë euro, që kishte marrë nga një shtetas turk, i cili kishte inskenuar vjedhjen e mjetit luksoz të marrë me qira në Gjermani, duke mashtruar me qëllime përfitimi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit atëkohë:

“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Foto e Policisë nga gara e paligjshme

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Elvis Kosova

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/08/2024 00:12

    Paska dhe car dealership dhe u marrka me skema vjedhjesh makinash?! Po cfare biznesmen na qenka ky,apo /biznesmen/ malli te vjedhur?! Nejse,kur Rama te ndertoje pisten e makinave sportive, do te kete rast te provoje talentin zyrtarisht.

    Përgjigju
  • Loni: 28/08/2024 11:41

    Visi o mret o mret ore. Vidi ka lek tr thyen koken baba vet me pallate te ndertume kudo ne tirone. Visit i ka shku i nissan 1.5 milion euro. O mret o mret vis kosova. I pa kapshem n'rrug.

    Përgjigju
    • Eri: 28/08/2024 18:45

      Qënka edhe çik hajdut, ndërsa ju të dy jeni ata që i bëjnë fresk me palmë mbretit. Shkoni mbysni veten katundarë.

    • El Plao: 28/08/2024 13:26

      O krral me o krral jo llafe, ca ban ti 0-100 per 1.1 sekonda vec krrali jon i kap

  • Ardi: 28/08/2024 09:48

    Pse or te mjere pse, lat familjet rrugve. Behuni te zgjuar jo budallenj or te mjere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?