Kronikë

Mashtronin qytetarët duke u marrë shuma deri në 5000 euro, arrestohen çifti i bashkëjetuesve në Korçë

11 Maj 2021, 12:06| Përditesimi: 11 Maj 2021, 15:13

  • Share

KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga pasi bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre.

Policia njofton se në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, u ndaluan shtetasit Eduart Jaku, 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases Majre Toska, 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë. Të dy bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe në qytetin e Korçës mësohet se paratë i kanë përfituar me pretekstin se kishin probleme familjare.

Shtetasi Eduart Jaku ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi Eduart Jaku ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases Marje Toska u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro. 

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?