Kronikë

Mashtronin shitësit e makinave luksoze, nuk i paguanin paratë! Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori! Sekuestrohen ‘Audi’, ‘Benz’ dhe ‘Porsche’

28 Mars 2023, 12:33| Përditesimi: 28 Mars 2023, 12:46

  • Share

SHKODËR – Dy të rinj që synonin makinat luksoze janë zbuluar nga policia pasi mashtronin pronarët e automjeteve se do paguanin përmes llogarive bankare dhe nuk e bënin. Në pranga ka rënë 22-vjeçari Ervin Çobaj dhe u shpall në kërim Gentian Çela, 33 vjeç.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

Në hetim është vënë edhe një tjetër B. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasit G. Ç.

Gjithashtu, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër apelojnë për qytetarët që kanë rënë pré e mashtrimit nga këta shtetas, që të paraqiten në ambientet e Policisë, për të denoncuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

 

Komento

Komente

  • Miri: 28/03/2023 13:34

    Genti asht nipi gon celes qe asht deputeti portier

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?