Kronikë

U bënin truk me letra turistëve dhe u merrnin para, pranga tre 'mashtruesve' në Durrës

21 Qershor 2021, 09:17| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 09:31

  • Share

DURRËS- Lojërat me letra në plazh duke mashtruar turistët u kanë kushtuar shumë 3 të rinjve nga Durrësi.

Skema e tyre e mashtrimit është zbuluar, e për pasojë janë vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 3 të rinjtë Bruxhino Murati 28 vjeç, Albi Xhixha 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.

Se si funksionin këto lojëra është ende e paqartë, por nga sa mësohet me anë të kësaj skeme mashtrimi, ato u kanë marrë turistëve një sasi të konsiderueshme parash.

Tre të rinjtë u arrestuan në momentin që po mashtronin një turist nga Kosova, teksa gjatë kontrollit fizik iu dhet dhe kanabis. Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?