Foto ilustruese

Mashtronte dhe gjobiste pronarët e dyqaneve nëpërmjet telefonit, arrestohet 21-vjeçari në Gramsh! Për të marrë paratë përdorte të miturin (EMRI)

7 Gusht, 10:52| Përditesimi: 7 Gusht, 10:57

  • Share

Gramsh- Mashtronte pronarët e bizneseve të ndryshme me qëllime përfitimi dhe përdori një të mitur për të tërhequr paratë e “gjobave”, identifikohet dhe kapet pas lokalizimit 21-vjeçari i dyshuar në Gramsh.

Policia e Elbasanit konfirmon se janë 2 denoncimet e qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimit të të riut, që ishin edhe pronarë të subjekteve tregtare. I ndaluari është Geraldo Sadiku, 21 vjeç.

Dyshohet se skema është e njëjtë me atë të supermashtruesit të shumëkërkuar Florian Gjergji, pasi i riu hiqej si zyrtar, duke mos dalë vetë fizikisht në skenë, teksa pritet të sqarohet edhe shuma e parave të zhvatura. Aksioni dhe hetimet u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

“Për këtë rast, u kap dhe u ndalua me iniciativë shtetasi G. S., 21 vjeç, banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e 2 subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Në vijim pritet të zbardhen edhe detaje nga hetimet dhe rrethanat e mashtrimit të 21-vjeçarit, skema dhe personat e dëmtuar.

Dosja për veprime proceduriale të mëtejshme iu kalua Prokurorisë Elbasan me dy akuza, veprat penale "mashtrimi" dhe "shtytja e të miturit në krim”. Grupi hetimor po verifikon nëse i ndaluari ka mashtruar edhe biznesmenë të tjerë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?