Foto ilustruese

Mashtronte qytetarët duke u premtuar kupona karburanti, arrestohet 54 vjeçari në Lezhë! I dënuar nga gjykatat e 4 qyteteve në vend (EMRI)

15 Mars 2023, 15:06| Përditesimi: 15 Mars 2023, 15:14

  • Share

Një 54 vjeçar i shpallur në Lezhë i shpallur në kërkim për mashtrim, është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë Gëzim Prenga, i cili kishte mashtruar qytetarë në qytete të ndryshme të vendit duke u marrë shuma parash me premtimin që do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti me çmim të favorshëm.

Ndaj tij rezultonin aktive 4 masa sigurie “Arrest me burg”, të caktuara nga gjykatat Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 - 120.000 lekë të rinj.

Pas verifikimeve të bëra, rezultoi se 54 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë në e fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • treshi: 15/03/2023 15:29

    Ky eshte djali tezes se Pirin Pukjanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?