Policia e Peqinit ka vënë në pranga autorin e katërt për grabitjen e kryer 10 ditë më parë në këtë qytet. Shtetasi që ka rënë në pranga me inicialet S.I 19-vjeç, ishte shpallur në kërkim, ndrësa bashkëpunëtorët e tij, B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç dhe E .Sh., 27 vjeçe kanë rënë në pranga dy ditë pas grabitjes.
Në këtë grabitje autorët arritën të merrnin nga tregtari, Skënder Zeqiri një shumë të konsiderueshme parash . Sipas bashkëshortes së tregtarit të grabitur, gruaja e arrestuar E.SH e kishte mashtruar se do të shkonte në tualet por më pas sipas saj i kishte marrë një shumë prej 60 mijë euro.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim".
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë " Arrest në burg", pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.