DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit Ali Agolli, Ben Caka, Enis Xhaferi, Regan Merdani dhe Roland Avdo të cilët kishin ngritur një skemë me mashtrimin e TVSH duke i shkaktuar shteti një dëm prej 6 milionë eurosh. Gjyqtari Paulin Çera vendosi të lërë pas hekurave Ali Agollin dhe Regan Merdanin dhe të lirojë nga qelia Enis Xhaferin, të cilit iu dha detyrim paraqitje. Ndërsa për dy të tjerët Ben Cakën dhe Rolando Avdon, është vendosur ‘arrest shtëpie’.
Skema e mashtrimit me TVSH bëhej përmes rimbursim nga shteti me fatura fiktive por dhe kishin shmangur detyrimet e tatimeve. Kjo skemë mashtrimi lidhet me një ngjarje të 2016, ku prokuroria e Durrësit prej disa muajsh kishte nisur hetimet. Të arrestuarit kishin krijuar 5 subjekte private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale, ku administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.
Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, 5 të arrestuarit dhe 2 në kërkim, kishin krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.
Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.
Gjithashtu prokuroria e Durrësit ka sekuestruar edhe një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emer të Ali Agolli, një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emër të shtetasit A.Xh, një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të Enis Xhaferit.