TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.
Konkretisht, është caktuar masa arrest me burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka. Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto. Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është 363,501 euro.
Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana.
Tashmë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për personat e dyshuar në këtë operacion ndërkombëtar.
Komente
