Receta

Mashurka me domate nga zonja Albana

20 Mars 2024, 11:34| Përditesimi: 20 Mars 2024, 11:36

  • Share

Mashurka me domate

Përbërësit:

  • 450 gr mashurka
  • 350 gr domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe
  • 125 ml ujë
  • 8 gjethe borziloku
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe skuqim qepën për 5 minuta duke e përzier. Hedhim domatet dhe i gatuajmë për 7-8 minuta, më pas shtojmë ujin, borzilokun, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë mashurkat dhe i përziejmë mirë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet për 20 minuta duke e përzier herë pas here. Nëse është e nevojshme, shtojmë ujë tjetër gjatë zierjes.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?