Mashurka të freskëta me salcë të bardhë
Përbërësit:
- 1 kg mashurka
- 3 ls gjalpë
- 1 ls miell
- 1 koncentrat
- 2 të verdha veze
- 1 ls majdanoz të grirë hollë
- 1 kokërr limon
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë mashurkat, i presim në dysh për së gjati, i ziejmë në ujë të vluar me kripë dhe i kullojmë. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim miellin të skuqet lehtë, majdanozin dhe e trazojmë sa të vyshket. Shtojmë 2 gota ujë të nxehtë ku kemi shkrirë koncentratin, i trazojmë sa të marrin valë, shtojmë edhe mashurkat të marrin së bashku një valë. Rrahim të verdhat e vezëve me lëngun e limonit, shtojmë pak lëng të mashurkave duke e trazuar. I heqim mashurkat nga zjarri, shtojmë pak nga pak vezën e rrahur duke tundur tenxheren që të mos pritet veza.