Kronikë

Masivi i dheut shembet mbi rrugë, bllokohet aksi Rrëshen-Bukmirë (FOTO)

30 Korrik 2019, 14:42| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 14:56

  • Share

Shirat gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme të mëdha në disa akse rrugore në vendin tonë. Ditën e sotme si pasojë e rrëshqitjes së dherave në rrugë është bllokuar aksi Rrëshen-Bukmirë.

Masivet e dheut kanë rrëshqitur në dy vende të këtij segmenti rrugor duke bërë që lëvizja të paralizohet plotësisht. Ndërkohë punonjësit e bashkisë me mjetet e tyre po punojnë për largimin e inerteve të derdhura në rrugë dhe për hapjen e qarkullimit.

Kjo rrugë është ndërtuar rreth 1 vit më parë por përsëri por pavarësisht kësaj pjesa pranë kodrave dhe shpateve të malit nuk është e mbrojtur me rrjetë.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u bllokua aksi Krujë-Sarisalltik për shkak se një shkëmb i madh u shemb mbi rrugë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?