Fier/ Masivi pyjor Pishporo-Darëzezë 7 ditë 'nën pushtetin' e flakëve, 2 avionë 'Canadair' nga Greqia në aksion për të shuar zjarret

2 Tetor 2023, 09:22| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 17:07

  • Share

FIER- Prej një jave tashmë, masivi pyjor në Pishë-Poro-Darëzezë, vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Helikopteri i forcave tona të mbrojtjes është në remont, dhe vetëm sot mbërritën të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, 2 avioni “Canadair” nga Greqia.

Ndërhyrja e avionëve u realizua pas kërkesës që Shqipëria i bëri Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, të cilës Greqia iu përgjigj pozitivisht.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra më problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet masiv pyjor në Darëzezë që shtrihet përgjatë vijës bregdetare

Zjarri disa ditor ka djegur mbi 500 ha pyll me pisha. Por megjithë ndërhyrjen nga ajri, sërish janë aktivizuar vatra zjarri.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi në një prononcim për mediat ka pohuar se pavarësisht ndërhyrjes, vatrat e zjarrit në brendësi të pyllit janë tepër të vështira për tu fikur.

Nëse pas operacionit i cili do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme nuk do të neutralizohen plotësisht, operacioni do të vijojë edhe nesër e gjatë ditëve në vijim.

Lajmi në përditësim...

Ora 17:06
Zjarri në Pishporo të Fierit, Peleshi: Një ndër situatat më kritike që jemi përballur deri më sot! Puna s’ka ndalur kurrë

 

Një ndër vatrat më problematike dhe me kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot. Kështu e ka cilësuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor te Pishe Poro- Darezezë teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën. Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për  vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.

“Ne do të jemi me të gjitha forcat e mjetet tona, edhe me shtesa nëse duhet deri në përfundim. Kemi kërkuar të na mbështesin partnerët. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, e kemi vlerësuar kur duhej. Duhet të heqim mentalitetin që helikopteri shuan zjarret. Por ka zjarre si të kësaj natyre ku është më e rëndësishme të ndërhyhet nga terreni. Në krye të punës kemi qenë, e kërkuam kur pamë se ishte i nevojshëm.

Situata është shumë serioze shumë kritike, është një ndër situatat më kritike që kam parë.

Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete , dhe logjistike deri ne eliminimin e plote te zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe te madhe në këtë masiv pyjor.- tha Peleshi.

Ora 14:43
S’mjafton ndërhyrja nga ajri, aktivizohen vatra të tjera zjarri në pyllin e Pishporos! Banorët në alarm u tremben flakëve se mos u digjen arat

Ndërhyrja me dy avionë nga ajri mendohej se do të shuante zjarrin në masivin pyjor të Pishporosë dhe Darëzezës në Fier, por siç duket kjo nuk ka mjaftuar për neutralizimin e flakëve.

Edhe pas ndërhyrjeve me avionët Kanadair, vatra të shumta të zjarrit janë riaktivizuar duke dalë herë pas herë jashtë kontrollit.

Tre vatra të reja janë riaktivizuar në Radostinë- Vadhize, Kallm dhe Sheq i Madh në Fier, duke vënë në alert zjarrfikësit.

Ndërkohë zjarri ka përfshirë dhe pyllin me pisha të buta, teksa pas inspektimit teknik do të rifillojë sërish ndërhyrja nga ajri.

Dita e sotme ka alarmuar edhe banorët e zonës të cilët kanë filluar korrjet e të mbjellave kryesisht me misër, pasi u tremben flakët.

Ora 12:41
Zjarri në masivin pyjor të Pishporosë, Subashi: E vështirë të fiken vatrat në brendësi të pyllit, operacioni do të vazhdojë

 

Teksa ka filluar qe prej 10:00 te mëngjesit te sotëm  operacioni i  ndërhyrjes nga ajri te dy avionëve Canadeir ne masivin pyjor Pishe Poro Darezeze ,

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi në një prononcim për mediat ka pohuar se pavarësisht ndërhyrjes, vatrat e zjarrit në brendësi të pyllit janë tepër të vështira për tu fikur.

Nëse pas operacionit i cili do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme nuk do të neutralizohen plotësisht, operacioni do të vijojë edhe nesër e gjatë ditëve në vijim.

Era e fortë favorizon riaktivizimin e vatrave në brendësi të pyllit, ka pohuar Subashi, por maksimumi deri ditën e nesërme falë ndërhyrjes nga ajri do të neutralizohen plotësisht, por do të mbahen nën kontroll për ditë me radhë.

Ndërsa sa i përket pronarëve të këtij masivi pyjor, Subashi ka pohuar se nuk ka dokumente të plota po vetëm certifikata pronësie dhe ka ardhur koha që vetë shteti të miratojë akte të tilla ligjore nëse një pronar i një pasurie të tillë kombëtare nuk i del për zot, shteti duhet t’ia konfiskojë.

Ora 11:27
VIDEO/ Avioni ‘Canadair’ nga Greqia në aksion për shuarjen e flakëve në pyllin e Pishporos

 

Prej 7 ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro-Darëzezë, vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Dy avionë  “Canadair” nga Greqia kanë ardhur në ndihmë të vendit tonë për të shuar flakët. Report Tv sjell video ku duken avionët që po ndihmojnë për fikjen e zjarrit.

Ora 11:11
Zjarri në masivin pyjor Pishporo-Darëzezë, flakët dalin jashtë kontrollit! Zjarrfikësit në luftë me flakët

 

Megjithëse dy avionë po punojnë për të shuar flakët nga ajri në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës, në tokë zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët me zjarrfikëse, kjo pasi kanë dalë jashtë kontrollit.

Ora 10:41
Pamjet me dron/ 7 ditë në ‘pushtetin’ e flakëve, zjarri në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier shkakton një katastrofë mjedisore

Zjarri në masivin pyjor të Pishporos në Fier ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore. Një sipërfaqe prej më shumë se 500 ha është djegur nga flakët, ndërsa zgjidhja e vetme për të shuar zjarrin ishte ndërhyrja nga ajri, e cila u realizua sot pas 7 ditësh.

Ora 10:16
Dy avionët Canadair CL-415 mbi Darëzezë po shuajnë flakët, Peleshi optimist se vatra do izolohet shpejt

 

Tashmë 2 avionët Canadair CL-415 të ardhur nga Greqia kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në facebook u shpreh optimist se vatra do të izolohet shumë shpejt tërësisht.

“Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!”

Ora 09:50
Zjarri në Pishporo-Darzezë, mbërrijnë dy avionë Canadair për të shuar flakët

 

Kanë mbërritur në Pishporo-Darëzezë dy avionë Canadair për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit disa ditor që ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.

Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pleshti: 02/10/2023 15:33

    Pylli në atë eshte prone e shtetit!! O Subash hajduti!!! Eshte zone e mbrojtur!!! Zjarrin po ja vë ti me hordhite e kadastres Fier...legen

    Përgjigju
  • Blenard: 02/10/2023 14:34

    Prandaj ju ben zbor dulia me belerin se dhe zjarrin nuk fikni dot o merhuma

    Përgjigju
  • Vrroma: 02/10/2023 12:41

    Pyllin e dogji KADASTRA E FIERIT...

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/10/2023 12:09

    Shteti shqiptarë u robrua dhe u fundos nga Rama -Vucic-Putin..

    Përgjigju
    • Turi: 02/10/2023 12:24

      Te djathtet e kishin ne dore shtetin shume vjet dhe nuk blene asnje avjon apo helikopter per shuarjen e zjarreve te njejten gje ben edhe te majtet por cfare lidhje ka ketu Vucic dhe Putin se nuk po e kuptoj

  • Emigrant: 02/10/2023 11:14

    Shihni kush do ta privatizoj ai ja ka vene zjarrin sepse i behet privatizimi me leht

    Përgjigju
    • Robert Bitri: 02/10/2023 12:39

      Emigranti shume drejt...jam une!!!

  • Alb: 02/10/2023 10:33

    Shteti shqiptare invalite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?