Trupi i pajetë i një bariu 55-vjeçar është gjetur sot nga familjarët në fshatit Peshtan të Poliçanit në Berat.
Prej dy ditësh bariu i quajtur Vladimir Ceno, i cili ishte me aftësi të kufizuara, kishte humbur dhe nga njoftimi i policisë thuhet se e kishte zënë një masiv gurësh, të një guroreje të braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.
Burime bëjnë me dije masivi i gurëve që ka zënë poshtë Vladimir Cenon ka lëvizur pas përpjekjeve të tij për të krijuar një strehë për shkak të temperaturave të larta. Pas goditjes, 56-vjeçari së bashku me masivin e gurëve ka përfunduar në përrua.
Komento