Autostrada e bllokuar

Masivi shkëmbor ra në rrugë para 7 muajsh, korsia e autostradës Elbasan-Tiranë e bllokuar deri në fund të vitit

10 Gusht 2018, 15:48| Përditesimi: 10 Gusht 2018, 16:22

  • Share

Autostrada Tiranë-Elbasan do të funksionojë me korsi të bllokuar në zonën e Mamlës deri në fund të vitit 2018, duke bërë që për afro një vit nga shembja e masivit shkëmbor në këtë aks të kalohet me një korsi.

Dhjetorin e 2017-ës në këtë aks pati rrëshqitje të tokës dhe masivi shkëmbor zuri korsinë Elbasan-Tiranë duke bllokuar për disa orë edhe aksin Tiranë-Elbasan.

Me një tender prej afro 3.8 miliardë lekësh Autoriteti Shqiptar Rrugor ka shpallur sot ofertën e tij për rikonstruksionin e këtij aksi, rikonstruksion që ka afat punimesh 4 muaj.

Ende gara e ARRSH nuk ka fituesin e kësaj kompanie ndërsa ndërhyrje restauruese po kryhen në disa segmente të rrugëve urbane në vend që kanë pësuar dëmtime.

 

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?