Si bëhet maska e vdekjes dhe sa e vështirë është ajo! A ka diçka specifike në të? Cili është sekreti i një koke shumë origjinale?
“Duhet teknikë! Nuk është aq e thjeshtë. Duhet të jesh i qetë, ta shohësh vdekjen në sy. Nuk mund ta marrin dot të gjithë. Nuk duhet ta kesh mendjen te vdekja, por te cilësia e punës, sepse ndryshe asgjë nuk bëhet dot.
E gjitha kjo merr vëmendjen e saj, pasi vdekja nuk pyet askënd, ashtu siç edhe shtrija e allçisë në fytyrë ka hallin e saj. Hall të cilin gati gati duhet ta zgjidhësh të paktën për çerek ore. Ose ose sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kështu u shpreh artisti dhe skulptori Besart Papa në emisionin Esencë nga Eljan Tanini që shfaqet çdo të martë dhe të premte në ekranin e Report Tv.