Maska me detyrim, 171 gjoba vetëm ditën e parë! Mes tyre deputetët Florenc Spaho, Alban Zeneli e Kujtim Gjuzi! Më të pabindurit në Dibër, qytetet 'shembull' Kukësi, Gjirokastra e Lezha

15 Tetor 2020, 20:13| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 20:40

  • Share

Urdhrit të kryeministrit Rama që policia të nis monitorimin për mbajtjen e maskave dhe vendosjen e gjobave që nga parlamenti është zbatuar që ditën e parë. Deputetët Florenc Spaho i PS-së, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi nga opozita parlamentare kanë qenë të parët që janë gjobitur pasi ishin pa maskë.

Sapo dolën nga seanca e sotme e Kuvendit, ata kanë marrë gjoba nga policia, pasi nuk mbajtën maskën në rrugë, duke mos i shpëtuar ndëshkimit ashtu siç është parashikuar në aktin normativ.

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin policia ka zhvilluar kontrolle dhe janë vendosur 171 gjoba me vlerë 3.000 lekë secila. Burime për Report Tv konfirmojnë se qyteti më i 'pabindur' ndaj mbajtjes së maskës duket se ka qene Dibra me 28 gjoba e pasuar nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Fier, Berati dhe Korça.

Ndërsa qytetet ku respektimi i mbajtjes së maskave dhe qytetarët janë bindur dhe ndërgjegjësuar për mbajtjen e saj dhe nuk ka asnjë gjobë është Kukësi, Gjirokastra dhe Lezha.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

Mbajtja e maskës me detyrime dhe në ambiente të hapuar si rrugë, park e kudo tjetër duhet të respketohet nga të gjithë si masë parandaluese për të frenuar sa më shumë përhapjen e COVID-19 dhe respektimi i këtij ligji është për të gjithë, edhe deputetë apo zyrtarët e lartë të qeverisë.

Komento

Komente

  • dena: 16/10/2020 19:49

    po sadija qe ka 30 vjet qe mban dy dyqane te sheshi i autobuzave ne durres pa kontrate dritash fare ku do ja veri gjoben policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?