Qytetarë me maska në kohën e gripit spanjoll

Maskat e detyrueshme, Rama kujton gripin spanjoll: Mosrespektimi i rregullave solli miliona infektime e viktima! (FOTO)

15 Tetor 2020, 07:38| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 08:53

  • Share

Këtë të enjte kur ka hyrë në fuqi dhe vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave, kryeministri Rama ka kujtuar gripin spanjoll të 100 viteve më parë.

Ai ka postuar disa foto në Facebook nga qytetarë të cilët mbanin maska duke shkruar se gjatë vitit 1918 pandemia zgjati 2 vite dhe infektoi 500 milionë persona dhe vrau 50 milionë të tjerë.

Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të mosrespektimit masiv të rrëgullave duke i bërë dhe njëherë apel të gjithë qytetarëve për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

Postimi i plotë

Mirëmëngjesi dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.

Nga dita e sotme mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga sot.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Yyy: 18/10/2020 19:47

    Ska lidhje me gripin spanjoll aso kohe dhe jetegjatesia mesatare nk i kalonte te 55 vjec esht njsoj so te krahasosh vleren e lekut ne diktatur dhe sot , por mos i rrit nr artificialisht, ke 3 dit me maska e vetem rriten rastet si la mundesi

    Përgjigju
  • Iris: 16/10/2020 02:20

    Gjyshja ime ne 1918 humbi nenen dhe vellain nga gripi spanjoll dhe mbeti jetime,pasi babai I kishte vdekur me pare.Ajo tregonte,se njerezit kishin mbetur te vdekur ne rruge dhe nga qe ishte bere kerdia nuk kishte kush ti varroste.Ajo ishte shume e vogel e shkelte mbi te vdekurit,pasi nuk e kuptonte qe kishin vdekur.Ate e shpetoi daja.Sot rreziku eshte me I madh,pasi njerezit me mundesite e udhetimeve te shpejta,mund ta marrin,ose perhapin semundjen shume me shpejt e me gjere.

    Përgjigju
  • Jani: 15/10/2020 12:10

    Sa injorante qe jane, nuk u gjendet fundi. Gripi spanjoll skishte pune me rregulla fare. Ne Spanje qe nuk ishte perzier ne L1B mbase perdornin maska e rregulla. Por ne vendet e tjera nga dhe ku nisi pandemia si SHBA, MB, FRANCE, GJERMANI, etj., pandemia u mbajt e fshehte ndaj qyterareve. Ndaj dhe u be kasapane.

    Përgjigju
  • skaran: 15/10/2020 11:07

    Nuk ke faj o i mjere se te kane detyruar dhe ty. Ore nje pyetje pse te Fevziu mun dte rrine 1.5 meter larg dhe pa maska dhe ne rruge duhet maska?

    Përgjigju
  • altar: 15/10/2020 09:29

    je i mbaruar, i ke mbytur shqiptaret ne borxhe, shtetin gjithashtu, kshuqe je i mbaruar koke e kembe, ske faj je aq i mbaruar sa me nje mesazh nga europa i bere shqiptaret me maska ne rruge, yyyy skllav i qelbur.

    Përgjigju
  • Njoni: 15/10/2020 09:05

    Në 1918 popullsia globale ishte 2 miliard njerëz nuk kishte ilace ose më saktë penicilina ishte shpikja më moderne e mjeksisë, mesatarja e jetgjatësisë nuk e kalonte 45 vjetët dhe kishte një numër të stërmadh njerëzish me sëmundje të rrugëve respiratore të pakuruar ndonjëherë, etj etj etj. Sot, popullsia globale po arrin 8 miliard, mjeksia ka arritur kulmin (kanë deshifruar "alfabetin" e ADN) po përgatiten të hapin miniera në Hënë dhe të shkojnë në planetin Mars, burrat po kthehen në gra dhe gratë në burra, të shkolluarit janë të papunë ndërsa injorantët bëhen deputetë drjtora kryebashkiakë etj etj. Kjo është pandemi por jo shëndetsore, është pandemi injorancës që sundon mëndjet e dobëta, është fundi agonizant i këtij sistemi të shkërdhyer ku antivlerat janë kthyer në vlera.

    Përgjigju
  • Latif: 15/10/2020 08:10

    Ka hallin e elektoratit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?