Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar një çift dhe më pas u kanë marrë makinën me të cilën po lëviznin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të zonës së quajtur 'Kthesa e Kamzës', në hyrje të autostradës, ku dy grabitësit nën kërcënimin e armës kanë ushtuar edhe dhunë ndaj çiftit dhe më pas u kanë marrë makinën.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ku janë ngritur shumë postblloqe për kapjen e autorëve.
Lajmi në përditësim...
Komento
Ju lutem gazetare, mos abuzoni me profesionin qe keni! Pse e shkruani titullin “Maskat godasin serish”? A thua sikur dje apo para pak diteve kishin dale maska.. Apo nje here ne disa dite dalin njerez me maska dhe grabisin. Ju lutemi shume si popull dhe si shoqeri, behuni te ndergjegjshem, te pakten ju. Se politikanet veshtire te ndergjegjesohen per permiresimin e jetes se popullit..!! Faleminderit!
Përgjigju