'Maskat në gojë s'do na pengojnë që ta shprehim dashurinë', poeti kuksian ndërthur Shën Valentinin me pandeminë

14 Shkurt 2021, 10:59| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 11:01

  • Share

Ky Shën Valentin ka ardhur ndryshe për Shqipëri, pasi jo vetëm që natyra ka ofruar një pamje mahnitëse e mbuluar nga qilimi i dëborës, por jemi edhe në pandemi. Për të sjellë emocion por edhe gëzim mes të dashuruarve, poeti kuksian Riza Vata u ka kushtuar të gjithë të dashuruarve një poezi, mes të cilave përmendet edhe pandemia që nuk duhet të pengojë këtë ndjenjë sublime.

Poezia e Riza Vatës

O i shtrenjti Valentin kaq ka vite gjallë në kujtesë

Për të madhen dashurinë, që e ruajtën nën velenxë

Hoqe shpejt veladonin, djalë e vajzë t'u fjet në lëndinë

Të dy lulet që dashuronin, i mbulove mos mërdhinë

14 shkurti dhe tek ne ka filluar të festohet, natyrshëm për moshën e re

Po diçka të mos harrohet mosha e re le të dashurohet

Se vetë zoti e ka dhënë, asnjëherë të mos abuzohet, shenjtërinë me shkel me këmbë

S'ka njeri që s'ka dashuruar në moshën e rinisë

Por s'kemi dit për ta festuar bashkërisht  me njerëzit e shtëpisë

Kohet e reja do na mësojnë, ndonëse pak me vonesë

Këtë ditë ta festojmë dhe e shenjtë ajo të mbesë

Sivjet jemi në pandemi, maskat në gojë s'do na pengojnë

Që ta shprehim këtë dashuri, telefonat le të cicërojnë

Dhe lokalet edhe baret mbyllen në orën 20:00

Por rinia do i zgjidhë hallet bashkë me të dashurën që e pret

E kjo festë të marr kuptim, të ndërhyjë edhe shteti,

Kur ka mundësi edhe shpërblim, dashurinë e ndihmon xhepi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?