Maskat që shiten online shqetësojnë farmacistët: Zvogëlojnë blerjet! Kini kujdes, jo të gjitha kanë material të certifikuar

11 Prill 2020, 16:38| Përditesimi: 11 Prill 2020, 22:19

  • Share

TIRANË- Kërkesa e shtuar për maska, pas situatës së krijuar nga koronavirus duket se po shfrytëzohet në maksimum nga biznese të ndryshme si dhe faqe online, pasi shumë prej tyre janë nxitur për të bërë dhe shitur modele të ndryshme maskash, e sidomos modele të cilat i përshtaten edhe modës së veshjeve. Kjo dukuri duket se ka sjellë shqetësime në tregun farmaceutik. Farmacistja Adela Nushi, në një intervistë për Report tv e pohon diçka të tillë.

“Po ndikon sepse më parë maskat mund të gjendeshin vetëm në farmaci, ndërsa tani pacientët i porosisin online ose fasoneri të ndryshme dhe kjo ka sjellë një zvogëlim të numrit të blerjeve të maskave në farmaci”, shprehet farmacistja.

Por a kanë të njëjtin efikasitet këto maska që shiten online, me të njëjtat që duhen blerë në farmaci?

“Ajo që ka rëndësi është mënyra e përbërjes së maskave. Të gjitha maskat duhet të kenë material të certifikuara për të kryer funksionin e tyre. Po qarkullojnë maska të ardhura nga rrugë të ndryshme të paidentifikuara dhe problem është jo vetëm përbërja e maskave, por edhe transporti. Na kanë ardhur shumë shitës ambulantë, na propozojnë maska të ndryshme, por nuk na ka pëlqyer mënyra si i kanë dhënë, dorazi dhe të pa paketuara”, thotë Adela Nushi.

Farmacistja jep dhe disa sugjerime, se çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët kur kërkojnë maska.

“Të gjithë qytetarët të shkojnë në një farmaci, të marrin maskën që u nevojitet pasi janë disa lloje maskash, dhe të pyesin farmacistin për maskën që po marrin. Sa kohë duhet përdorur, si duhet dezinfektuar nëse dezinfektohet ose dhe validiteitin që ato kanë”,  këshillon farmacistja.

Gjetja e maskave në farmacitë ka qenë një problem i vazhdueshëm, ndonëse situata është përmirësuar. Tashmë problem mbetet vetëm mbajtja e një maske efikase dhe në kohën e duhur.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hahaha: 11/04/2020 18:37

    Ju ka mbetur stoku se menduat te beni lek . Ju farmacistet bashke me gjygjtaret duhet me ju varur se jeni gjak thithes..

    Përgjigju
    • Tra la la: 11/04/2020 20:06

      Fjala jote në vesh të zotit amin

  • Jusi: 11/04/2020 18:03

    Normal që ju bezdisin shitjet online se keni bo një maskë njeperdorimshme 120 lekë të rinj.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/04/2020 16:52

    ”Zvoglojn blerjet ” aty iu dhemb....

    Përgjigju
    • Daku: 11/04/2020 18:05

      Ik e bleje te rrobaqepsia e lagjes...ishalla tru Zoti

    • andi: 11/04/2020 17:54

      po aty i dhemb plerave se jemi popull negativ dhe themi pse sna don bota. ra termeti filluan te shisnin batanijet me 5 euro... EURO wtf. aty te rri ajo papun si te gjithe ne ta mari vesh. te jem une ca thojn mas epidemise te blejm, bejm pushime ne shqiperi. me mire blej ne ebay e bej pushime ne serbi se nga keta ktu. shkon ne dhermi 800 lek 1 sufllaqe. per mua ishalla grope shkofte ekonomia se e meritojm e ta shikoj Rama pastaj se i duket vendi jone zvicer

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?