TIRANË- Një 16-vjeçar, përgjegjës për 9 raste vjedhjesh në Tiranë, është kapur “mat” nga policia.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari O.H ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.
Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga policia, i mituri ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.
Siç shihet nga fotoja e siguruara nga policia i riu është imaskuar me kapuç, për t'iu shmangur identifikimit të kamerave të bizneseve ku vidhte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.