Massimo Moratti

Sport

Massimo Moratti shtrohet në spital, në terapi intensive për shkak të vështirësisë në frymëmarrje

27 Gusht, 17:38| Përditesimi: 27 Gusht, 17:40

  • Share

Massimo Moratti është shtruar në terapi intensive në spital, për shkak të pneumonisë.

Ish-Presidenti i skuadrës së Interit nuk është në gjendje kritike, por situata mbetet serioze pasi mjekët e kanë intubuar për shkak të vështirësisë në frymëmarrje, raportojnë mediat italiane.

Moratti mbushi 80 vjeç në maj të këtij viti, dhe në festën e ditëlindjes morën pjesë pothuajse të gjithë ish-lojtarët e tij, duke filluar nga Ronaldo, Vieri, Recoba, Pirlo dhe heronjtë e tripletës së vitit 2010.

Pas epokës së famshme të viteve ‘60 me "Grande Inter" të udhëhequr nga babai i tij Angelo Moratti, Massimo Moratti bleu Interin në vitin 1995 nga Ernesto Pellegrini, i cili u nda nga jeta së fundmi.

Ai arriti ta çonte klubin në një sukses historik në vitin 2010, duke fituar në të njëjtin sezon Champions League, Serie A dhe Kupën e Italisë, një arritje që asnjë klub italian nuk e kishte realizuar më parë.

Gjatë presidencës së tij të, Interi fitoi gjithsej 16 trofe.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?