MAT - Një 14 vjeçare i është hequr për disa orë liria duke e mbajtur të mbyllur në banesë nga një djalë 17 vjet më të madh.
Ngjarja është regjistruar në një fshat të Matit.
Ergys Kertuka, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.
Ndaj 31 vjeçarit është ngritur akuza "Heqja e paligjshme e lirise"
Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh ku u hiqet liria për disa orë vajzave të reja nga djem të cilët duket që ata hyjnë në njohje. Dje një 23 vjeçar u arrestua në Tiranë pasi dyshohet se i hoqi lirinë për disa orë, si dhe ushtroi dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.