Mat, 63 vjeçari merr hakun e të bijës, vret pas 11 vitesh autorin, telefonon policinë dhe dorëzohet

21 Janar, 10:44| Përditesimi: 21 Janar, 15:43

  • Share

DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin ditën e sotme. 63 vjeçari Islam Meta ka ekzekutuar me armë zjarri 52 vjeçarin Petrit Kuka dhe pas vrasjes ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të ndodhur 11 viteve më pare, ku Petrit Kuka i kishte plagosur të bijën, pas një konflikti për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin.

"Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M"- thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?