Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në fshatin Suç të Bashkisë Klos.
Një 41- vjeçar u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit. Leonard Doçi po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos - Burrel kur është goditur nga automjeti tip benz më drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.
Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.
41- vjeçari Leonard Doçi është transportuar me urgjencë për në spitalin e Burrelit, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Ndërkohë, 19- vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit ku paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.