Dy rastë të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia, në fshatrat Stojan dhe Lundre në Mat.Tre persona janë arrestuar, mes tyre dy vëllezër, ndërsa kryetari i fshatit Stojan dhe një inspektor pyjor janë vënë nën hetim.
Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia, në fshatrat Stojan dhe Lundre në Mat.Tre persona janë arrestuar, mes tyre dy vëllezër, ndërsa kryetari i fshatit Stojan dhe një inspektor pyjor janë vënë nën hetim.
Rreth 176 bimë kanabisi u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Stojan, ku dy vëllezërit Vlash e Pashk Stojani u arrestuan si autorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Ndërsa në fshatin Lundre, policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera kanabisi. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, Jani Gjergji, banues në fshatin Kokërdhok.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë, për Gjevalin Brukaj, kryetar fshatit Stojan dhe Mehill Dekagjini, inspektor i sherbimit pyjor, pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar kultivuesit e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional.