Foto ilustruese

Mat/ Gjendet lëndë plasëse artizanale në lulishten e qytetit të Burrelit, forcat xheniere shkojnë për ta çaktivizuar! Hetime për autorët

14 Nëntor, 12:09| Përditesimi: 14 Nëntor, 13:34

  • Share

Mat- Një sasi lënde plasëse artizanale dhe e paaktivizuar, është gjetur ditën e sotme në qytetin e Burrelit.

Policia vendore konfirmoi se në lulishten e lagjes "Pjetër Budi", është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale e paplasur.

“Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj”, thuhet në njoftim.

Një perimetër sigurie është krijuar me qëllim marrjen e lëndës plasëse dhe shpërthimit të kontrolluar të saj, për të shmangur ndonjë incident.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Fillimisht u njoftua në disa media se alarmi për bombë ishte dhënë në Burgun e Burrelit, por vetë institucioni doli publikisht me një reagim, ku sqaroi se nuk ishte e vërtetë.

"Në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në media për një alarm për bombë në Burgun e Burrelit, ju informojmë se ky lajm nuk është i vërtetë. Pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Burrel nuk ka pasur asnjë alarm të tillë", thuhet në njoftimin zyrtar të Burgjeve.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?