Armet dhe municioni i sekuestruar

Mat/ Gjueti e paligjshme, gjobiten me nga 80 mijë lekë 2 persona, njëri arrestohet! Sekuestrohen 1 pushkë, 2 armë gjahu dhe municion luftarak

22 Dhjetor 2020, 14:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 15:00

  • Share

Policia e Matit ka njoftuar sot se ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje, ka gjobitur 2 persona me nga 80 mijë lekë.  Dy personat që po procedohen, një në arrest dhe tjetri në gjendje të lirë dhe 3 shokë të tyre u gjobitën me nga 10 mijë lekë pasi dolën pas orës 22:00.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, 1 armë zjarri pushkë dhe 578 fishekë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Fusha e Lajthit’, Balgjaj, Bashkia Klos, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasit Sh. T. dhe F. P., të cilët posedonin dy armë gjahu çifte që i mbanin pa leje, me të cilat dyshohej se po kryenin gjueti të paligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga shtetasi Sh. T., 47-vjeç, në zonën e Balgjajt, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe 1 armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. 47-vjeçari është arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit Sh. T., si dhe për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit F. P.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?