Burrel, rrethi i Matit

Mat/ Hidhet shorti për apartamentet me kosto të ulët! 25 familje përfitojnë një banesë të re

24 Shtator, 15:58| Përditesimi: 24 Shtator, 16:02

  • Share

U hodh shorti për apartamentet me kosto të ulët në qytetin e Matit, ku 25 familje matjane përfituan një banesë të re falë programit “Banesë me Kosto të Ulët” nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në truall të ofruar nga Bashkia Mat.

Përfituese janë familjet e përzgjedhura nga Bashkia Mat, familje këto të cilat kanë plotësuar kushtet ligjore të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Nga këto familje, 15 prej tyre do të akomodohen në apartamente 2+1, ndërsa 10 të tjera në apartamente 1+1.

Nga ky program përfituan:
5 familje me persona me aftësi të kufizuara;
3 nëna kryefamiljare;
2 familje me më shumë se 4 fëmijë;
12 çifte të reja;
3 familje të tjera në nevojë.

Shumë shpejt do dorëzohen dhe çelësat! Ndërkohë që vijon puna me Entin Kombëtar të Banesave në kuadër të Strehimit Social anë e mbanë vendit për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë!

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?