Mat/ I vodhën xhiron ditore farmacistes, policia identifikohen 2 autorët e mitur

24 Shtator, 11:00| Përditesimi: 24 Shtator, 11:11

  • Share

Policia e Matit ka zbardhur ditën e sotme ngjarjen dhe ka identifikuar 2 autorët që vodhën një shumë parash në një farmaci.

Sipas policisë, farmacistja 25- vjeçare me inicialet A.B., ka bërë një kallëzim në polici se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci, të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur paratë e xhiros ditore.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur  zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy shtetas të mitur, të cilët janë vëllezër.

“Për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?