Policia e Matit ka proceduar penalisht 2 persona ditën e sotme, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati.
Sipas policisë, nisi procedimi penal për personin me inicialet A.K., 55 vjeç, banues në Burrel, pasi u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit në lokalin e tij dhe për 18 vjeçarin me inicialet A.A., pasi u konstatua në ambientet e një lokali, i cili punonte si kamarier, duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit.
"Për të dy rastet e mësipërme, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 laptop, 1 kompjuter, 1 televizor, dhjetëra bileta bingoje; dhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari", njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.