Shkolla ku ndodhi plagosja me thikë

Kronikë

Mat/ Plagosja me thikë e nxënësit në shkollën e mesme Baz, Policia: 18-vjeçari i arrestuar nën akuzë për dy vepra penale

14 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 14 Shkurt, 11:26

  • Share

Mat- Plagosja me thikë në shkollën e mesme të fshatit Baz në Mat ka çuar në pranga autorin e dyshuar, kurse Policia njoftoi sot (14 Shkurt) se ndaj të dyshuarit të arrestuar janë ngritur dy vepra penale. 

Policia e Dibrës bëri me dije se u prangos 18-vjeçari Donald Lepuri, që akuzohet se plagosi me mjet prerës 17-vjeçarin dje (13 Shkurt).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit, pas hetimeve paraprake për ngjarjen e ndodhur në ambientin sportiv të shkollës së mesme "Gjergj Kastrioti", bënë edhe ndalimin e Donald Lepuri, 18 vjeç, banues në Laç.

Ndaj tij janë ngritur akuzat “plagosja e rëndë me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

“Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, tha policia. 

Policia tha se dy adoleshentët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Në pyetje për të zbardhur ngjarjen po merren mësuesit dhe nxënësit dëshmitarë.

Ky është krimi i tretë që ndodh në një hark të shkurtër kohor, ku të përfshirë janë nxënësit e shkollave, duke vënë alarmin për dhunën dhe mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.

Në nëntor të vitit që lamë pas, u vra pranë shkollës “Naim Frashëri” 14-vjeçari Martin Cani, ndërsa autori i mitur po përballet me drejtësinë. Ndërsa në dhjetor, në Cakran të Fierit mbeti i plagosur në oborrin e shkollës një 17-vjecar pas sherrit me bashkëmoshatarin për postimet fyese në rrjetet sociale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?