Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit, pasi u kap duke transportuar me një kamionçinë dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Sakaq drutë dhe automjeti u sekuestruan nga policia.
Në pranga ka rënë A.M., 27 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zenisht, duke transportuar me një automjet kamionçinë 5m³ lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.
Sasia e lëndës drusore bashkë me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.