Foto ilustruese

Kronikë

Mat/ Qëlloi me armë gjahu në ajër pas një konflikti, arrestohet 52-vjeçari

23 Shtator, 11:06| Përditesimi: 23 Shtator, 11:09

  • Share

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Matit.

I arrestuari gjatë një konflikti me një person (17 shtator) qëlloi me armë gjahu në ajër si shenjë kërcënimi për 63-vjeçarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kapën shtetasin në kërkim policor F.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat, dhe më pas filloi procedimi penal ndaj tij, pasi më datë 17.09.2025, është konfliktuar me fjalë me shtetasin M.K., dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu, me qëllim kanosjen e tij”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?